Bota

Vrasja e Marigonës, Ana Kabashi tregon me lot në sy historinë e të shkuarës: Më ka ndodh dhe mua, vajza mos u dashuroni me

28 Gusht 2021, 14:38 Nga DOSJA
Vrasja e Marigonës, Ana Kabashi tregon me lot në sy historinë e

KOSOVË– Ngjarja e rëndë e vdekjes së 18-vjeçares Marigona Osmani në Kosovë, i ka prekur të gjithë dhe në lidhje me ngjarjen në emisionin “N’NEJË” në ATV në Kosovë, u komentua dhuna dhe ngjarja prekëse.

E ftuar në emision ishte edhe këngëtarja Ana Kabashi, e cila e përlotur teksa fliste për rastin e Marigonës, ajo ndau një pjesë historie nga jeta e saj, kur kohë më parë ishte keqtrajtuar nga ish i dashuri.

Ndonëse hezitonte të futej në detaje, me lot në sy Kabashi tregonte se si ishte “verbuar” nga dashuria sa kishte qenë në gjendje të duronte e të arsyetonte veprimet e këqija të ish të dashurit. Këngëtarja gjithashtu e komentoi rastin e 18-vjeçares, për të cilin tha se e ka prekur shumë. Kabashi po ashtu ka përmendur edhe komentet e shumta paragjykuese ndaj saj, çka thotë ta kenë shtyrë mos të reagojë shumë për rastin në fjalë.

“Ka marrë kohë derisa e kam kuptuar, sepse kam hyrë në atë rolin që duhem me ia dëshmu që e dua atë njeri. (…) Ndonjëherë aq shumë e do sa nuk sheh, i arsyeton ato të këqijat, tërë kohën e arsyeton. E në momentin e parë që ti ia sheh këto të këqija, mendon që diçka s’është në rregull, ngoje qetu zemrën se përnime nuk të rren kurrë. Të shkon pak gjatë por nuk je vet. Ka djem të mirë, ka çika të mira, testoje, ndaju njëherë me të dhe shikoje. Jeta vazhdon edhe tutje. Nuk ke nevojë me kalu me dikë që nuk të bënë me u ndje mirë, që të bën të ndihesh se ti je e zonja, se ti e meriton me qenë e lumtur. Më ka prekur shumë. Ka shumë këso femrash tek ne. Nuk do të thotë që tek ne femrat gjithqysh janë provokative e për atë edhe është arsyeja. Kam pasur edhe shokë të mi, kam pa statuse, bile një muzikanti tim i kam thënë largoje atë status mos ta sheh kush se marre. ‘Çika mos i këqyrni djemtë që kanë zinxhirë, se ata nuk dinë ty me të trajtu’ – kush ka qejf me u dashur me një njeri që nuk din me të trajtua, ose ku e din ti, ajo është ndjenjë dhe nuk të jep ty të drejtë me e mbyt dikë. S’kam folur shumë për këtë punë sepse njerëzit janë shumë paragjykues. ‘Ah ti dukesh shumë provokative, normal që ty ta bëjnë qeshtu, ose dikujt tjetër’ 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ana kabashi marigona osmani ana kabashi marigona osmani

Sondazh

Poll

Bota 28 Gusht 2021, 12:04

SHBA- Bordi i lirimit me kusht në Kaliforni votoi të Premten për të liruar vrasësin e Robert F. Kennedy, Sirhan Sirhan, pasi dy nga djemtë e RFK shkuan kundër d...