Sport

United në “pole”, City tërhiqet, Cristiano Ronaldo sërish “Djall i Kuq”…

27 Gusht 2021, 15:30 Nga DOSJA

ITALI – Përvoja italiane e Cristiano Ronaldos ka marrë fund: asi portugez u largua nga Torino me një aeroplan privat që u ngrit nga aeroporti i Caselle rreth orës 14.30, duke u nisur për në Lisbonë.

Atdheu, i zgjedhur si një vend për të reflektuar në këto ditë të fundit dhe të zjarrta të tregut, të cilat mund ta kthejnë atë në Manchester, por me një kthesë: City, në fakt, u tërhoq nga gara për Ronaldon, duke hequr dorë nga “derbi” me United.

Në këtë pikë “Djajtë e Kuq” janë favoritët për të blerë Cristianon. Konfirmimi vjen nga deklaratat e bëra në konferencën për shtyp, nga Ole Gunnar Solskjaer: “Bruno Fernandes foli me të, ai e di se çfarë mendojmë për të. Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Ronaldon.”

Pep Guardiola, nga ana tjetër, kishte qenë shumë më i kujdesshëm në deklarata, pasi që në momentin e parë kishte preferuar të mos e humbte ekuilibrin. “Cristiano është një lojtar i Juventusit, nuk mund të them asgjë tjetër. Ai vendos se ku të shkojë. Në ditët e fundit të tregut të transferimeve, gjithçka mund të ndodhë.”

Pra nuk do të kemi një “derbi” të Mançesterit dhe asnjë ankand epik në ditët e fundit të tregut për të siguruar CR7. Ronaldo kthehet në “Old Trafford”.

Juventusi është gjithashtu i kënaqur me grumbullimin prej rreth 28 milionë eurosh, duke shmangur kështu regjistrimin e një humbje kapitale, përveç kursimit të 31 milionë neto ende borxh ndaj Cristiano Ronaldos për këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “djajtë e kuq” 28 milionë eurosh 31 milionë neto ende borxh aeroporti i caselle cristiano ronaldos juventusi ole gunnar solskjaer pep guardiola ronaldo kthehet në “old trafford” “djajtë e kuq” 28 milionë eurosh 31 milionë neto ende borxh aeroporti i caselle cristiano ronaldos juventusi ole gunnar solskjaer pep guardiola ronaldo kthehet në “old trafford”

Sondazh

Poll

Sport 27 Gusht 2021, 10:11

Shorti i Europa League, ja si ndahen skuadrat

TURQI – Në Stamboll të Turqisë po hidhet shorti i fazës së grupeve të Kupës Europa League. Katër vazot nga 8 skuadra do ndahen në grupe, ku secila skuadër do të...