Sport

Akuzohet për katër përdhunime, Mendy sot para gjykatësve britanikë…

27 Gusht 2021, 15:05 Nga DOSJA
Akuzohet për katër përdhunime, Mendy sot para gjykatësve

ANGLI – Kampioni i botës me Francën, Benjamin Mendy, aktualisht futbollist i  Manchester Cityt, i shoqëruar nga policia me pranga në duar si i paraburgosur, është paraqitur sot në gjykatë i akuzuar për sulme dhe tentativa përdhunimesh seksuale.

27-vjeçari akuzohet për katër raste të dhunimi dhe një rast sulmi seksual në shtëpinë e tij në Cheshire. Ato lidhen me pretendimin e tri grave, përfshirë edhe njërën që ishte e mitur, mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021, raporton BBC.

Gjatë seancës gjyqësore, Benjamin Mendy foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, adresën dhe datën e lindjes, duke mos shfaqur asnjë shenjë emocioni. Avokati i lojtarit, Christopher Stables, ka kërkuar lirimin me kusht për të pandehurin.

Mbrojtësi i majtë francez luajtur për kampionët e Premier Ligës, që nga vitit 2017, kur u transferua nga Monaco për 52 milionë paund. Në një deklaratë në faqen zyrtare, klubi theksoi: “Manchester City mund të konfirmojë se pas akuzave të tij nga policia, Benjamin Mendy është pezulluar në pritje të një hetimi. Çështja i nënshtrohet një procesi ligjor dhe klubi nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme derisa ai proces të përfundojë.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport benjamin mendy christopher stables manchester cityt si i paraburgosur benjamin mendy christopher stables manchester cityt si i paraburgosur

Sondazh

Poll

Sport 27 Gusht 2021, 10:11

Shorti i Europa League, ja si ndahen skuadrat

TURQI – Në Stamboll të Turqisë po hidhet shorti i fazës së grupeve të Kupës Europa League. Katër vazot nga 8 skuadra do ndahen në grupe, ku secila skuadër do të...