Aktualitet

EMRI/ Arrestohet efektivi i FNSH-së në Tiranë, dhunoi dhe plagosi dy persona, njëri ishte 15 vjeç

27 Gusht 2021, 16:59 Nga DOSJA
EMRI/ Arrestohet efektivi i FNSH-së në Tiranë, dhunoi dhe plagosi

TIRANË- Saimir Halilaj, 50 vjeç, efekiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, është vënë në pranga nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), pasi akuzohet se ka dhunuar dhe plagosur dy persona. Mësohet se ngjarja për të cilën akuzohet Halilaj, ka ndodhur mbrëmjen e 26 gushtit. 

Sipas njoftimit të SHÇBA-së, efektivi i FNSH-së, jashtë orarit zyrtar të detyrës është përfshirë në një konflikt me një 53-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët i ka intimiduar me anë të uniformës së Policisë.

Ai është përfshirë në konflikt fizik me të dy dhe u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, kryesisht fraktura. Pas dhunimit, të dy të dëmtuarit, me inicialet A.LL., 53 vjeç dhe R.LL., 15 vjeç kanë bërë kallëzimin ndaj Halilajt.

NJOFTIMI NGA SHÇBA

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë ka arrestuar sot në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S.H., 50 vjeç, me detyrë Trupë Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetasve A.LL. dhe R.LL., si dhe të dhënave dhe fakteve të administruara nga kryerja e hetimeve paraprake.

Konkretisht, në orët e vona të mbrëmjes së datës 26.08.2021, punonjësi i policisë S.H. (jashtë detyre) është përfshirë në një konflikt fizik me kallëzuesit dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme, për shkak të intimidimit me anë të uniformës së Policisë, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe frakturë në krah, shtetasit R.LL., 15 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme. SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet oficeri i fnsh-se saimir halilaj arrestohet oficeri i fnsh-se saimir halilaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2021, 16:04

TIRANË– Ekspertiza paraprake e aksidentit në Qafën e Muzinës që la pas pesë viktima ka zbuluar se ka qenë mjeti “Land Rover” ai që zbriste qafën e Muzinës ...

Aktualitet 27 Gusht 2021, 15:18

TIRANË– 2 mijë e 487 viktima, 8 mijë e 311 raste aktive me Covid-19 dhe 132 mijë e 376 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i...