Aktualitet

27 Gusht 2021, 16:04 Nga DOSJA

TIRANË– Ekspertiza paraprake e aksidentit në Qafën e Muzinës që la pas pesë viktima ka zbuluar se ka qenë mjeti “Land Rover” ai që zbriste qafën e Muzinës që i ka dalë përpara furgonit me pasagjerë, që po ngjitej në të njëjtin aks rrugor. Gazetari Elidon Berberi raporton për Abcnews se ekspertë të grupit hetimor janë rikthyer sërish në vendin ku ndodhi aksidenti dhe mblodhën prova të reja.

Dhe pikërisht përballja me fuoristradën ka bërë që drejtuesi i furgonit, Bardhi Proda të manovrojë, por pavarësisht kësaj nuk e ka shmangur dot përplasjen me “Land Rover”-in. Më pas, mjeti me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se aty kanë mbetur ende sendet personale të personave që ndodheshin në furgon, pesë prej të cilëve së bashku me drejtuesin e mjetit Bardhi Proda, ndërruan jetën në vend. E vetmja e mbijetuar që udhëtonte në këtë furgon tip “Benz” Greta Deberdini 25 vjeç nga Tirana ka thyer krahun është jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë pas aksidentit policia e Gjirokastrës arrestoi drejtuesen e mjetit “Land Rover”, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka e cila po udhëtonte bashkë me dy mikeshat e saj.

Viktimat e aksidentit:

Fiqiri Korçari, 77 vjeç, dhe Dritë Korçari 72 vjeçe, banues në Tiranë, burrë e grua

Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, të dy banues në Ukrainë, burrë e grua

Bardhi Proda, shoferi i mjetit

Të plagosurit:

Greta Daberdini, 25 vjeçe

Rexhina Çelhaka , 22 vjeçe

Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, të dyja banuese në Itali

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e qafe muzines tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2021, 15:18

TIRANË– 2 mijë e 487 viktima, 8 mijë e 311 raste aktive me Covid-19 dhe 132 mijë e 376 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i...