Aktualitet

Aksidentohet 49-vjeçari në Krujë, dërgohet në spital

27 Gusht 2021, 14:04 Nga DOSJA
Aksidentohet 49-vjeçari në Krujë, dërgohet në spital

KRUJË– Një 49-vjeçar me inicialet F.E., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30, në Tapizë.

49-vjeçari po kalonte në rrugën në momentin që një mjet me drejtues personin me inicialet Xh. S., e ka përplasur. I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në polici.


Njoftimi i policisë:

Më datë 27.08.2021, rreth orës 15:30, në Tapizë, një mjet me drejtues shtetasin Xh. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., rreth 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet 49-vjecari ne kruje aksidentohet 49-vjecari ne kruje

Sondazh

Poll