TIRANË– 2 mijë e 487 viktima, 8 mijë e 311 raste aktive me Covid-19 dhe 132 mijë e 376 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person, një qytetar 64 vjeç nga Kruja.
Në 24 orët e fundit janë kryer 6184 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 921 qytetarë, në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.
Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë. Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (27 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 921 Të shëruar në 24 orë 290 Të shtruar në spitale 96 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 6184
Testime totale 1,026,069 Raste pozitive 143,174 Raste të shëruara 132,376 Raste Aktive 8311 Humbje jete 2,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar vendosjen e eksplozivit në makinën e ish-kandidatit të pavarur për deputet, Eltin Debreshi. Në një reagim zyrt...
KRUJË– Një 49-vjeçar me inicialet F.E., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotm...
GJIROKASTËR– Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Shtepëz të Gjirokastrës, në afërsi të ish-depove të municioneve. Mësohet se forcat zjarrfikës...
TIRANË– 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë vënë në pran...
TIRANË– Grupi i parë me 121 afganë ka mbërritur sot pas orës 3 të mëngjesit në zonën Ushtarake të Rinasit.Sipas të dhënave avioni fillimisht ka ndalu...
TIRANË– Policia ka arrestuar pronarin e banesës në Kamëz, aty ku po punonte punëtori që humbi jetën. Ky i fundit po pastronte pusin, kur ra brenda dh...
DURRËS– Porti i Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se nuk do të ketë udhëtime drejt Ankonës deri më datë 30 gusht.Në një njoftim për qytetarët thuhet se sh...