Eksplozivi në makinën e Elton Debreshit, Vetëvendosje: Përmes taktikave mafioze, dhuna ndaj minatorëve është strukturore
27 Gusht 2021, 15:07Nga DOSJA
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar vendosjen e eksplozivit në makinën e ish-kandidatit të pavarur për deputet, Eltin Debreshi. Në një reagim zyrtar, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri shkruan se organet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë duke bërë zbardhjen e plotë të këtij akti që përveç sulmit ndaj Elton Debreshit mund të ketë si synim edhe përhapjen e terrorit më gjerë.
Në reagim theksohet se minatorët në Bulqizë janë nën kërcënimin e vazhdueshëm nga pronarët e kompanive që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe kushtet bazë të punës, mungesa e të cilave u ka marrë jetën me dhjetra minatorëve dhe se sumohen përmesa taktikave mafioze.
Reagimi i plotë i Lëvozjes Vetëvendosje:
Dënojmë krimin dhe terrorin e drejtuar ndaj sindikalistit Elton Debreshi Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi eksplozivi ka shpërthyer automjetin e Elton Debreshit, minatorit që drejton Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë, dhe ish kandidat i pavarur për deputet. Automjeti ka qenë pranë shtëpisë së tij, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Shprehim solidaritetin me z. Debreshi, familjen dhe kolegët e tij, duke e dënuar këtë krim që duket se tenton të godasë më gjerë edhe sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë duke bërë zbardhjen e plotë të këtij akti që përveç sulmit ndaj Elton Debreshit mund të ketë si synim edhe përhapjen e terrorit më gjerë.
Në vititn 2019, Elton Debreshi dhe disa prej kolegëve të tij sindikalistë janë pushuar nga puna nga kompania “AlbChrome” në pronësi të Samir Manes, për shkak të angazhimit të tyre sindikalist. Këtë javë kolegu sindikalist i Elton Debreshit, minatori Beqir Duriçi, gjithashtu i pushuar nga puna, ka fituar gjyqin në shkallën e parë për dëmshpërblim nga kompania “AlbChrome”. Minatorët në Bulqizë janë nën kërcënimin e vazhdueshëm nga pronarët e kompanive që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe kushtet bazë të punës, mungesa e të cilave u ka marrë jetën me dhjetra minatorëve. Nga ana tjetër, kur minatorët janë organizuar për të mbrojtur të drejtat e tyre e për të kërkuar Statusin e Minatorit, ata janë kërcënuar në mënyra nga më të ndryshmet. Përmes taktikave mafioze, dhuna ndaj minatorëve është strukturore dhe e drejtpërdrejtë. Akte të tilla kriminale jo vetëm duhen dënuar njëzëri që të ketë përgjegjësi penale, por edhe duhet të shërbejnë si thirrje për angazhim për drejtësi sociale!
Shpërthimi i mjetit të Debreshit u regjistrua rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. Nga shpërthimi, fatmirësisht u shkaktuan vetëm dëme materiale. Policia dyshon se është vendosur për shkak të detyrës që mban Debreshi.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KRUJË– Një 49-vjeçar me inicialet F.E., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotm...
GJIROKASTËR– Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Shtepëz të Gjirokastrës, në afërsi të ish-depove të municioneve. Mësohet se forcat zjarrfikës...
TIRANË– 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë vënë në pran...
TIRANË– Grupi i parë me 121 afganë ka mbërritur sot pas orës 3 të mëngjesit në zonën Ushtarake të Rinasit.Sipas të dhënave avioni fillimisht ka ndalu...
TIRANË– Policia ka arrestuar pronarin e banesës në Kamëz, aty ku po punonte punëtori që humbi jetën. Ky i fundit po pastronte pusin, kur ra brenda dh...
DURRËS– Porti i Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se nuk do të ketë udhëtime drejt Ankonës deri më datë 30 gusht.Në një njoftim për qytetarët thuhet se sh...
TIRANË– Bledar Selmanaj është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, pasi akuzhet se ka vrarë me armë zjarri Xhuljano Bullarin. Seanca ndaj tij zgjati më shumë...