Aktualitet

Zjarret u shuan dje nga shirat! Erdhën për ndihmë në Shqipëri, largohen pas tre javësh helikopterët çekë e holandezë

27 Gusht 2021, 14:46 Nga DOSJA
Zjarret u shuan dje nga shirat! Erdhën për ndihmë në

TIRANË– Helikopterët e Holandës dhe të Çekisë vende që u treguan të gatshëm të ndihmonin për shuarjen e zjarreve janë larguar sot nga Shqipëri. Një ditë pasi shirat shuan të gjitha zjarret dhe në vend janë vetëm dy vatra aktive në Gjirokastër, ministri Niko Peleshi ka përcjellë bashkë me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, të gjithë ekipin holandez. Ai i falenderoi ata për ndihmën e dhënë dhe për mbylljen me sukses të këtyre operacioneve.

“Është momenti për të falenderuar së pari delegacionin Evropian, Ambasadorin personalisht, sepse përmes organizmave të BE kemi bërë të mundur që në një kohë shumë të shpejt të sigurojmë një mbështetje solidare nga dy shtete antare të BE, shtete mike si Holanda dhe Çekia, ndaj unë dua ta falenderoj edhe ambasadorin e Holandës dhe përfaqësuesit e ambasadës së Çekisë. Jemi thellësisht të prekur për solidaritetin e treguar në momentin kritik të kësaj stine shume të nxehtë e të jashtëzakonshme. U bëmë të gjithë bashkë institucionet në nivel vendor dhe qëndror, por edhe vendet partnere mike për ta përballuar me sukses,”- tha Peleshi.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca i pranishëm në aktivitet falenderoi ekipet holandeze dhe çeke për ndihmën. Po ashtu, ai falenderoi shtetin shqiptar për solidaritetin që tregoi me pritjen e 120 qytetarëve të parë afganë që mbërritën në Shqipëri.

“Kjo është ajo që ne quajmë skuadra e Evropës dhe është ajo që bën të gjitha përpjekjet për të ndihmuar të gjithë partnerët e ngushtë. Me sa kuptuam edhe nga ministri i Mbrojtjes ndihma e dhënë nga këto ekipe ka qenë thelbësore, në këtë verë të vështirë me zjarre në pyje. BE dhe shtetet evropiane edhe njëherë kanë dëshmuar solidaritetin e tyre me Shqipërinë. Tani jemi në Aeroportin e Rinasit, ku pak orë më parë kanë zbritur 120 refugjatët e parë afganë, do të doja gjithashtu të përshëndesja Shqipërinë për solidaritetin e treguar,”- tha Soreca.

Vetë ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos, falenderoi Bashkimin Evropian për vendimin e shpejtë që mori për të ndërhyrë si dhe trupat shqiptare për punën e tyre në luftën me zjarret dhe bashkëpunimin shumë të mirë.

Mbështetja e Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Çeke nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE ishte thelbësore në përballimin e situatës së zjarreve të krijuar në vendin tonë gjatë muajit gusht, pasi Emergjencat Civile në Shqipëri u gjetën të papërgatitura. Helikopterët holandezë dhe ai çek, që prej datës 6 gusht iu bashkuan përpjekjeve të Forcave të Armatosura dhe autoriteteve të tjera lokale për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret. Por, për tu shuar përfundimisht zjarret, u desh shiu që ra një ditë më parë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Aktualisht në vendin tonë janë vetëm dy vatra aktive në Gjirokastër.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca niko peleshi zjarret ne shqiperi luigi soreca niko peleshi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll