Sport

Edhe “Djajtë e kuq” futen në garë për CR7, rikthim në të shkuarën…

27 Gusht 2021, 14:04 Nga DOSJA

ANGLI – Sipas ‘talkSPORT’, tani edhe Manchester United është futur në garë për transferimin e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari Fabrizio Romano, sipas të cilit “Djajtë e Kuq” kanë qenë në kontakt me agjentin e portugezit, Jorge Mendes, për një rikthim të mundshëm të tij në “Old Trafford”.

Jashtë fushës së blertë, tani në rrugët e Manchesterit, ka nisur “derbi” midi Cityt dhe United për transferimin e CR7, i cili nga 2003-2009 ka qenë pjesë e “Djajve” për të cilët ka zhvilluar 196 ndeshje dhe realizuar 84 gola.

Në kampet respektive pritet të zhvillohet një garë e fortë midis Manchester Cityt dhe Manchester United për të bërë të tyre 36-vjeçarin portugez Cristiano Ronaldo, qoftë edhe për një sfidë ndërqytetase jo sportive.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘talksport’ cristiano ronaldo fabrizio romano jorge mendes old trafford ‘talksport’ cristiano ronaldo fabrizio romano jorge mendes old trafford

Sondazh

Poll

Sport 27 Gusht 2021, 10:11

Shorti i Europa League, ja si ndahen skuadrat

TURQI – Në Stamboll të Turqisë po hidhet shorti i fazës së grupeve të Kupës Europa League. Katër vazot nga 8 skuadra do ndahen në grupe, ku secila skuadër do të...