Sport

Ish-kapiteni kuqezi Cana, për finalen e Conference League: “Tifozët do të kënaqen në Shqipëri”

27 Gusht 2021, 12:42 Nga DOSJA
Ish-kapiteni kuqezi Cana, për finalen e Conference League:

TURQI – Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi të Shqipërisë, Lorik Cana, ka qenë i ftuari special i UEFA-s në hedhjen e shortit për ndeshjet në grupeve të UEFA Conference League. Ai do të jetë edhe “Ambasadori i finales”, që do të zhvillohet në Tiranë, në garën më të re të UEFA-s, e treta sa i përket nivelit.

Ish-kapiteni legjendar Lorik Cana, është shprehur me superlative për atmosferën shqiptare, që i pret tifozët, të cilët do të ndjekin këtë finale vitin e ardhshëm.

“Të gjithë fëmijët duan të arrin nivelet më të larta. Unë startova te PSG, pastaj në Marseille, në Galatasaray, e Lazio. Luajta në Europa League. Janë arritje të mëdha. Rrugëtimi me Kombëtaren ka qenë definitivisht momenti më krenar i karrierës sime. Stadiumi në Tiranë, aty ku do të luhet finalja, është një lloj mesazhi, që shtetet e Ballkanit po rriten. Stadiumi është i mrekullueshëm, është shumë modern. Është në mes të qytetit dhe njerëzit do të kënaqen kur do ta vizitojnë vendin tonë”,- ka deklaruar ish-mbrojtësi kuqezi, Lorik Cana.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “ambasadori i finales” ish-kapiteni i kombëtares kuqezi të shqipërisë lorik cana “ambasadori i finales” ish-kapiteni i kombëtares kuqezi të shqipërisë lorik cana

Sondazh

Poll

Sport 27 Gusht 2021, 10:11

Shorti i Europa League, ja si ndahen skuadrat

TURQI – Në Stamboll të Turqisë po hidhet shorti i fazës së grupeve të Kupës Europa League. Katër vazot nga 8 skuadra do ndahen në grupe, ku secila skuadër do të...