Aktualitet

Vrau Xhuljano Bullarin, lihet në burg Bledar Selmanaj! 39-vjeçari nuk e pranon krimin, ‘kyç’ gojën për motivet e krimit

27 Gusht 2021, 12:08 Nga DOSJA
Vrau Xhuljano Bullarin, lihet në burg Bledar Selmanaj! 39-vjeçari

TIRANË– Bledar Selmanaj është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, pasi akuzhet se ka vrarë me armë zjarri Xhuljano Bullarin. Seanca ndaj tij zgjati më shumë se dy orë.

39-vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë për krimin e rëndë, ndërkohë që seanca gjyqësore zgjati për thuajse dy orë. Gjatë gjithë seancës ai nuk ka treguar rrethanat e ngjarjes dhe motivin që e çojë në ekzekutim.

Vrasja ndodhi disa ditë më parë në Babicë të Vlorës, ndërsa Selmanaj rezulton i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 39-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, u gjet e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular.

Vrasja e 25-vjeçarit ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Dyshohet se Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali. Arsyeja se përse  Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Dyshohet se Bullari i ka blerë një sasi droge Selmanajt me para fallco ndaj ka nisur konflikti mes tyre.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar selmanaj xhuljano bullari bledar selmanaj xhuljano bullari

Sondazh

Poll