Aktualitet

Dyshohet se ka marrë 2 mijë euro ryshfet! Gjykata e Tiranës kalon dosjen e agjentit të krimeve në kompetencë të SPAK

27 Gusht 2021, 09:47 Nga DOSJA
Dyshohet se ka marrë 2 mijë euro ryshfet! Gjykata e Tiranës kalon

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka kaluar dosjen e inspektorit të policisë, Levzat Veselaj në kompetencë të SPAK. Gjykata e kryeqytetit po ashtu ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Veselit, efektivit të Kom. nr. 6, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Dosja.al raportoi e para se agjenti u arrestua nga SHÇBA pasi kishte shpërdoruar detyrën duke kryer dy vepra penale. Veselaj, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për një periudhë të gjatë kohe, ka marrë shuma monetare në këmbim të premtimit për mosveprim të strukturave policore, në fushën e ndërtimeve pa leje.

Në seancën ku u vendos dhe masa e arrestit, gjykata vendosi të kalojë për kompetencë në SPAK dosjen.

(a.b).dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet levzat veselaj levzat veselaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2021, 09:01

KOSOVË– Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Morinë është ndaluar më pas është shoqëruar për në stacionin policor, M.D., nën dyshimet për vrasjen e ...