Aktualitet

U fshehën në shkurre për t’i shpëtuar policisë, kapen nga DRON-i, pamjet e arrestimit të Ferdinant Llanaj në Vlorë

27 Gusht 2021, 10:04 Nga DOSJA
U fshehën në shkurre për t’i shpëtuar policisë,

VLORË–  Pamjet më poshtë janë filmimet me dron nga policia e shtetit, të cilat vijnë nga arrestimi i Ferdinant Llanajt në Vlorë. Ai tentoi që ti shpëtonte policisë duke u fshehur në shkurre mirëpo u kap nga efektivët që ishin në terren.

Në operacionin “Otima” që u zhvillua ditën e djeshme në Vlorë u arrestuan 43-vjeçari Ferdinant Llanaj, 43 vjeç, i njohur me pseudonimin “Robi”, 54-vjeçari Dritan Begaj, banues në Vlorë dhe 21-vjeçari Ergi Cura, banues në Librazhd. Policia ushtroi kontrolle në banesa dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjetën rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël në formë boçesh.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ferdinant llanaj ferdinant llanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2021, 09:01

KOSOVË– Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Morinë është ndaluar më pas është shoqëruar për në stacionin policor, M.D., nën dyshimet për vrasjen e ...