Aktualitet

I rrethuar me forca të shumta policie, autori i vrasjes së Xhuljano Bullarit del para Gjykatës së Vlorës

27 Gusht 2021, 10:31 Nga DOSJA
I rrethuar me forca të shumta policie, autori i vrasjes së Xhuljano

TIRANË– Bledar Slemanaj ka dalë ditën e sotme përballë Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. Ai akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Xhuljano Bullarin.

Vrasja e 25-vjeçarit ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali. Arsyeja se përse Bledar Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Dyshohet se Bullari i ka blerë një sasi droge Selmanajt me para fallco.

Shkaqet e vrasjes mbeten ende mister, ndërsa i riu kishte pak kohe që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për transport të paligjshëm të disa sirianëve. Grupin e hetimit pritet ta ndihmojë dëshmia e të afërmve të 25-vjeçarit.

Babai i tij ka thënë se i biri ishte larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18:00-19:00 të pasdites se te premtes, si zakonisht për të pirë kafe dhe ai nuk ka informacion se si ka mbërritur në Vlorë, ku edhe më pas u gjet i ekzekutuar me të paktën 2 plumba. Mjeti ishte në emër të një gruaje nga Tirana ku i riu me origjinë nga Elbasani jetonte prej vitesh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar selmanaj xhuljano bullari bledar selmanaj xhuljano bullari

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2021, 09:01

KOSOVË– Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Morinë është ndaluar më pas është shoqëruar për në stacionin policor, M.D., nën dyshimet për vrasjen e ...