Elton Debreshit iu vendos eksploziv në mjet, Sindikata e Minatorëve: Tritoli s’e ndal përpjekjen tonë
27 Gusht 2021, 10:22Nga DOSJA
BULQIZË– Sindikata e Minatorëve ka reaguar pas sasisë së lëndës plasëse që iu vendos në mjet Kryetarit të tyre, Elton Debreshit. Ata shprehen se kanë pasur shumë kërcënime dhe ka pasur përpjekje për t’ua marrë kromin mirëpo kjo gjë nuk do ndodhë. Me anë të një deklarate të postuar në ‘Facebook’, sindikata shkruan se trioli nuk do ndalojë përpjekjet e tyre e se ata nuk do të ndalen.
“Tritoli nuk mund ta ndalë përpjekjen tonë. Sot në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer makina e kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshit. Që prej themelimit të sindikatës sonë, ndaj Eltonit dhe shokëve të tjerë ka pasur shpesh përndjekje e kërcënime. Sot arritën te tritoli. Mafiozët, oligarkët dhe pushtetarët që na marrin kromin duan të na marrin edhe jetën nëse themi të vërtetën dhe mbrojmë të drejtat tona. Po ne nuk heshtim. Ne nuk ndalemi“, thuhet në postim.
Shpërthimi i mjetit të Debreshitu regjistrua rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm në Bulqizë, ndërsa nga shpërthimi, fatmirësisht u shkaktuan vetëm dëme materiale. Policia dyshon se është vendosur për shkak të detyrës që mban Debreshi.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Pamjet më poshtë janë filmimet me dron nga policia e shtetit, të cilat vijnë nga arrestimi i Ferdinant Llanajt në Vlorë. Ai tentoi që ti shpëtonte ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka kaluar dosjen e inspektorit të policisë, Levzat Veselaj në kompetencë të SPAK. Gjykata e kryeqytetit po ashtu ka caktuar masën...
LUSHNJE – Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në aksin Cermë-Lushnje nuk i’u bind urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar. 44 vje&cc...
SHKODËR– Një 40-vjeçar nga Belgjika ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, pasi u kap me drogë. Policia bë...
HAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Hasit. Një 27-vjeçar i cili banon në Krumë, ka marrë sëpatën dhe ka tentuar që të qëllojë mbi prindërit ...
TIRANË– Dirigjenti i njohur shkodran Kujtim Alija është ndarë nga jeta. Këtë lajm të trishtë e ka bërë publike kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ad...
VLORË– Ferdinant Llanaj i cili u arrestua ditën e djeshme nga RENEA në Vlorë, pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në banesë, është emër i njohur për poli...
Aktualitet27 Gusht 2021, 09:01
KOSOVË– Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Morinë është ndaluar më pas është shoqëruar për në stacionin policor, M.D., nën dyshimet për vrasjen e ...