Aktualitet

FOTO/ Blendi Gonxhe publikon patentën e 22-vjeçares që u përplas me furgonin në Qafë-Muzinë: Ia dhanë italianët jo ne,

27 Gusht 2021, 11:11 Nga DOSJA

TIRANË- Edhe pse ekspertiza finale për aksidentin në Qafë Muzinë nuk ka dalë ende, debati është përqëndruar në rrjetet sociale tek vajza 22-vjeçare, Rexhina Celhaka, e cila drejtonte makinën tip “Land Rover“, që u përplas me furgonin ku ndodheshin 5 viktimat. Pjesë e debatit është bërë edhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Në komentet të ndryshme kur qytetarët komentonin për patentën dhe mënyrën si merret në Shqipëri, Gonxhe në kundërshtim me çdo etikë dhe normë qytetare, ka publikuar patentën e të resë, duke u shfajësuar se dokumenti ishte lëshuar nga shteti italian ku e reja jetonte dhe jo nga institucioni i drejtuar prej tij. 

Publikimi i është kthyer në “boomerang”, ku dhjetëra komentuesë i kanë vënë në dukje shkeljen dhe cënimin e të dhënave personale të së resë. Por a duhej publikuar vërtetë patenta me të dhënat e saj personale? Deri në një vendim gjykate të formës së prerë, 22-vjeçarja është e pafajshme para ligjit dhe prezumimi i pafajësisë që mund t’i bëhet në rrjetet sociale është i rëndë, pavarësisht rrethanave të aksidentit apo edhe larjes së duarve nga ana e Gonxhes dhe zyrtarëve të tjerë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhja rexhina çelhaka tragjedia e qafe muzines blendi gonxhja rexhina çelhaka tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll