Bota

Situata në Afganistan, sekretari i jashtëm britanik bisedë me Blinken: Nuk do të lejojmë që akte të tilla frikacake të n

26 Gusht 2021, 20:29 Nga DOSJA
Situata në Afganistan, sekretari i jashtëm britanik bisedë me

ANGLI- Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab ka komunikuar me serkretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. The Guardian shkruan se sipas Raab ata kanë ndarë pikëllimin për humbjet e trupave të tyre si dhe u kanë shprehur ngushëllimet familjeve që humbën njerëzit e tyre sot. Raab në një njoftim u shpreh se Anglia se bashku me SHBA-në do të bashkëpunojnë që evakuimet të vazhdojnë pa asnjë problem dhe se nuk kanë për të lejuar aktet terroriste që t’i ndalojnë. 

Njoftimi i plotë:

“Këtë mbrëmje telefonova sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, për të shprehur pikëllimin tonë për humbjen e jetës së trupave amerikane sot në Kabul. Ata paguan sakrificën përfundimtare ndërsa ndihmuan të tjerët të arrijnë sigurinë.

Unë gjithashtu dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e të gjithë atyre afganëve të vrarë ose të plagosur. Është tragjike që teksa kërkuan sigurinë ata kishin vuajtur nga duart e terroristëve.

Sulmi i sotëm është një kujtesë e fortë e situatës së rrezikshme në të cilën personeli ushtarak dhe civil britanik kanë punuar kaq shumë për të evakuuar njerëzit dhe ne duhet të jemi krenarë për trimërinë e tyre dhe atë që ata kanë arritur.

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mbeten të vendosur në misionin tonë për të nxjerrë sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Është dëshmi e guximit të jashtëzakonshëm të personelit tonë që ata vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe kur janë nën zjarr. Ne nuk do të lejojmë që aktet frikacake të terroristëve të na ndalojnë,” shkroi Raab.

LAJMI KRYESOR: Shpërthim i fuqishëm jashtë aeroportit të Kabulit, shënohen 60 viktima dhe mbi 140 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë. Pentagoni: Ishte sulm terrorist, kamikazi shpërtheu veten

(I.A./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken dominic raab shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin antony blinken dominic raab shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 26 Gusht 2021, 19:43

Sulmet në Kabul, ISIS merr përgjegjësitë 

KABUL- Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësitë për sulmet e sotme në aeroportin e Kabulit. The Guardian shkruan se ISIS me atë një llogarisë së Telegramit ka...