Aktualitet

Shqiptarët po fantazojnë! Çmendet ‘Tik Tok’, të rinjtë ndajnë videot: Jahti i Jeff Bezzos është para shtëpisë time

26 Gusht 2021, 09:58 Nga DOSJA
Shqiptarët po fantazojnë! Çmendet ‘Tik Tok’,

TIRANË– Rrjeti është mbushur me video nga të rinjtë që mendojnë se në portin e Sarandës është ankoruar jahti i Jeff Bezos. Në ‘Tik Tok’ ata shkruajnë se përballë kanë jahtin e miliarderit të njohur në botë.

‘Kur jahti i Jeff Bezos është ankoruar përballë shtëpisë tënde’-shkruhet në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Jahti 136 metra i gjatë, me 11 kabina luksi dhe me kapacitet për 25 pasagjerë dhe me një vlerë marramendëse prej 3 milionë euro për vetëm një javë ka vizituar ditën e djeshme Sarandën. Ky është vetëm një nga jahtet që vitet e fundit frekuentojnë Sarandën, për tu furnizuar me naftë.

Në fakt, në atë jaht nuk është Jeff Bezoss dhe as nuk është i tiji.

Pronësia e jahtit në media thuhet se është i themeluesit të Amazon, Jeff Bezos mirëpo me një kërkim të thjeshtë zbulohet se mjeti rezulton në pronësi të një kompanie e cila e jep me qira.

Drejtori i Portit të Sarandës ka treguar se nga të dhënat e tij në bord nuk ka personazhe VIP, por vetëm anëtarët e ekuipazhit. Ata kanë kërkuar leje për tre ditë me qëllim kryesor mbushjen me karburant.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jahti flying foc jeff bezos sarande tik-tok jahti flying foc jeff bezos sarande tik-tok

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2021, 08:11

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një foto teksa ndodhet në autobus. Ai shkruan se e kupton brengosjen që është krijuar për afganët mirëpo nuk duhen nënvl...