Aktualitet

Vrasja e Xhuljano Bullarit, Selmanaj mohon krimin: Arma dhe rrobat nuk janë të miat, kam njohje me 25-vjeçarin po nuk e vrava

26 Gusht 2021, 08:30 Nga DOSJA
Vrasja e Xhuljano Bullarit, Selmanaj mohon krimin: Arma dhe rrobat nuk janë

TIRANË– Bledar Selmanaj mohon të jetë autori i vrasjes së Xhuljano Bullarit. Përballë efektivëve ai është shprehur se e njihte personalisht 25-vjeçarin mirëpo nuk ka qënë ai autori i vrasjes.

‘Arma dhe rrobat nuk janë të miat, kam njohje me 25-vjeçarin po nuk e vrava. Kam qënë i përfshirë gabimisht në ngjarje’- mësohet të ketë thënë Selmanaj i cili i ka qëndruar me bindje të plotë deklaratës se ai nuk e vrau të riun.

Policia e Shtetit arrestoi ditën e djeshme Selmanajn si autori i vrasjes së 25-vjeçarit. Ai u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Policia i ka gjetur në oborrin e banesës së tij në Vlorë edhe armën e zjarrit tip pistoletë, veshjet që janë përdorur gjatë vrasjes dhe 1 aparat celular.

Si ndodhi vrasja? 25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Pamjet e babait teksa mësoi që i biri kishte vdekur bënë xhiron e rrjetit duke ushtruar një presion publik mbi autoritetet për vrasjen e të riut.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bledar selmanaj bledar selmanaj xhuljano bullari arrestohet bledar selmanaj bledar selmanaj xhuljano bullari

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2021, 08:11

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një foto teksa ndodhet në autobus. Ai shkruan se e kupton brengosjen që është krijuar për afganët mirëpo nuk duhen nënvl...