Aktualitet

Armë zjarri, PUSHKË dhe gjerdan me fishekë në banesë! Policia arreston 36-vjeçarin në Dibër, procedohet babai i tij

26 Gusht 2021, 07:04 Nga DOSJA
Armë zjarri, PUSHKË dhe gjerdan me fishekë në banesë!

DIBËR– Elvis Tola është arrestuar nga policia pasi mbante në banesë armë zjarri. Pas kontrollit që ushtroi policia në banesën e 36 vjeçarit, në fshatin Çidhën u gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Pasi u bë arrestimi i të riut, policia procedoi në gjendje të lirë dhe babain e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga 36-vjeçari, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë babai i tij.Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale , si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e policisë falë punës së mirërganizuar kanë ushtruar kontoll në banesën e 36 vjeçarit, në fshatin Çidhën, dhe si rezultat gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :Elvis Tola, 36 vjeç, banues në fshatin Çidhën, njësia Administrative Arras, Dibër, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. T., 67 vjeç (babai i të arrestuarit).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elvis tola elvis tola

Sondazh

Poll