Aktualitet

Rriten rastet me virus në vend! Mbushet INFEKTIVI, nisin përgatitjet për hapjen e COVID 3!

26 Gusht 2021, 09:54 Nga DOSJA
Rriten rastet me virus në vend! Mbushet INFEKTIVI, nisin përgatitjet

TIRANË– Spitali Infektiv ndodhet në limitet e tij sa i takon kapacitetit për shtretër, pasi është rritur numri i të hospitalizuarve.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj raportoi se 24 orët e fundit kanë dëshmuar një mbushje të shpejtë të spitalit, ndërsa thuhet se në COVID 1 ka mbi 100 të shtruar. Teksa kapaciteti i këtij spitali është 120 shtretër, Skendaj raporton se është informuar që gjatë natës është boshatisur COVID 3, ish-kirurgjia, e cila mendohet se do të kthehet sërish në spital COVID. Sipas tij, mesatarja ditore shkon nga 10-15, ndërsa ka pasur edhe 21 shtrime.

Poashtu ai theksoi se ka pasur raste të riinfektimeve te personat që e kanë kaluar COVID-in por edhe te ata që janë vaksinuar./BW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi hapet covid 3 covid ne shqiperi hapet covid 3

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2021, 08:11

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një foto teksa ndodhet në autobus. Ai shkruan se e kupton brengosjen që është krijuar për afganët mirëpo nuk duhen nënvl...