Aktualitet

Në ‘Toyota’ mbante dorezën metalike, kapet 21-vjeçari në Sarandë, Gjykata i cakton masën e sigurisë

26 Gusht 2021, 07:27 Nga DOSJA
Në ‘Toyota’ mbante dorezën metalike, kapet

SARANDË– Policia e Sarandës ka arrestuar një 21-vjeçar pasi ka kryer veprën penale “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shkak është bërë një dorezë metalike, e cila u gjet në çantën e tij.

Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë në Sarandë, ndërkohë që është shprehur edhe Gjykata duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji” për të.

Ngjarja ka ndodhur në 22 gusht rreth orës 01:40, në vendin e thirrur “Ura e Çukes” shërbimet e Policisë Gjyqësore kane ndaluar automjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 019 XZ, i cili drejtohej nga shtetasi M.Naço. Gjatë kontrollit të ushtruar këtij te fundit, i është gjetur në çantën e brezit një send metalik (përforcues grushti) me ngjyrë të verdhe, më shkëlqim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata sarande sarande gjykata sarande sarande

Sondazh

Poll