Bota

Ish-i dënuari në burgun famëkeq të Guantanamos emërohet nga talebanët ministër i Mbrojtjes, ishte në krye të forcave ku

25 Gusht 2021, 19:26 Nga DOSJA
Ish-i dënuari në burgun famëkeq të Guantanamos emërohet

AFGANISTAN-Një ish i dënuar i burgut famëkeq të Guantanamos, do të jetë ministri i Mbrojtjes në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.

Mullah Abdul Qayyum Zakir u lirua nga kampi që drejtohej nga SHBA në Kubë në vitin 2007, gjatë presidencës së George W Bush. Ai u arrestua nga forcat amerikane gjatë invazionit në Afganistan në vitin 2001. Ai u lirua pasi iu tha zyrtarëve amerikanë se nuk ka ndërmend të kthehet në fushëbetejë.

Megjithatë, sapo u largua nga burgu, ai drejtoi operacionet në Helmand, përpara se emërohej si komandanti më i lartë i talebanëve. Zakir është një mik personal i Ismail Qani, kreu i grupit elitë Quds në Iran dhe prej tij ai është furnizuar me armët më moderne.

Sipas agjencisë së lajmeve Alarby, Zakir ishte në krye të forcave talebane kur ata hynë në pallatin presidencial në Kabul.

(e.k.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mullah abdul qayyum zakir talebanet pushtojne afganistanin mullah abdul qayyum zakir talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll