Aktualitet

Iu prish ‘party’, Astrit Seferi u kap ditën e ditëlindjes së tij, po festonte në Mamuras me miq e familjarë

25 Gusht 2021, 18:46 Nga DOSJA
Iu prish ‘party’, Astrit Seferi u kap ditën e ditëlindjes

TIRANË– Astrit Seferi, 36-vjeçari që u prangos një natë më parë, po festonte ditëlindjen e tij. AbcNews shkruan se Seferi u arrestua në një lokal në Mamurras, aty ku ndodhej me të afëm e miq të tij me rastin e ditëlindjes. I shpalluri në kërkim për plagosjen e katërfishtë, Seferi mbahej nën vëzhgim nga policia dhe efektivët kishin pikasur bar-in e tij të preferuar, ku u kap edhe mbrëmë.

Seferi akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në bashkëpunim me të vëllanë, Arben Seferi, ai ka kryer një plagosje në zonën e Laprakës, në vitin 2017. Të dy vëllezërit kanë qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodhej Elion Leka, një person me të cilin ishin konfliktuar më herë dhe tre të tjerë, duke i lënë të plagosur.

Më pas Astrit dhe Arben Seferi u arratisën. Dy vite më vonë, në 2019-n, Arben Seferi u prangos teksa konsumonte një drekë me familjen e tij. Bashkë me të u arrestua edhe një person i identifikuar si Viktor Gjergji. Ndërsa Astrit Seferi u prangos dje, dy vite pas të vëllait.  

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet astrit seferi astrit seferi

Sondazh

Poll