Aktualitet

Jahti luksoz në Sarandë, Tomorri: Vjen, mbushet me naftë me 500 lekë litri, shkarkon jashtëqitjet dhe ikën…të gjithë k

25 Gusht 2021, 17:58 Nga DOSJA
Jahti luksoz në Sarandë, Tomorri: Vjen, mbushet me naftë me 500

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar ankorimin e lahtit luksoz Flying Fox në Sarandë.

Në një status në Facebook, Tomorri shkruan se lajmet se ky jaht është Jeff Bezos nuk është aspak i vërtetë, por përtej kësaj, sipas tij, e vetmja gjë që ka bërë ky mjet lundrues është shkarkimi i jashtëqitjeve dhe furnizimi me naftë. Këtë të fundit, Tomorri shton se e merr me 500 lekë të vjetra litrin.

Gazetari thotë më tej se kjo punë po shndërrohet në problem, pasi auto-ambulancat që janë më të nevojshme e marrin me 1500 lekë për litër naftën, ndryshe nga jahtet e miliarderëve.

Statusi i Klodian Tomorrit:

Nuk mbarojne thagmat. Erdhi Jeff Bezosi ne Sarande- eshte perla e radhes.  Tani me i vertete ishte ai lajmi, kur Britney Spears thoshte se jam e virgjer se sa ky lajmi qe erdhi Bezosi ne Sarande.  E para, Flying Fox nuk eshte fare i Bezosit, por eshte ne pronesi te nje kompanie nga Monaco qe quhet Imperial Yachts. Kjo kompania e jep me qira dhe kjo verifikohet lehtesisht po te hysh tek faqja zyrtare e saj.  E dyta, lajmi qe Flying Fox eshte blere nga Bezos eshte pergenjeshtuar zyrtarisht edhe nga Amazon, me deklarate zyrtare.

E treta, ky jahti ka ardhur edhe 4 apo 5 here te tjera ne Sarande. Mbushet me nafte pa akcize, pa tvsh pa takse qarkullimi. Dmth me nafte 500 leke te vjetra litri. Pastaj shkarkon jashteqitjet ne Sarande dhe iken. Te gjithe te kenaqur se jane jashteqitje miliarderesh ato. E fundit, edhe po ta kishte Jeff Bezosi do ishte prape njesoj. Tani kjo pune po shnderrohet ne nje problem te madh. Se pervec jahteve qe po marrin mijera tone nafte pa taksa, ky po perdoret edhe si sebep per kontrabande. Pak dite me pare shpertheu nje rast, ku 7 mije litra ishin deklaruar si furnizim jahti, por tek jahti nuk kishin vajtur kurre.  Aman naftes se ambulancave ja ngopim mire. 1500 leke takse per liter i marrim.

Jahti 136 metra i gjatë, me 11 kabina luksi dhe me kapacitet për 25 pasagjerë dhe me një vlerë marramendëse prej 3 milionë euro për vetëm një javë ka vizituar sot Sarandën. Ky është vetëm një nga jahtet që vitet e fundit frekuentojnë Sarandën, për tu furnizuar me naftë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 15:45

SHQIPËRI– 2 mijë e 483 viktima, 7 mijë e 70 raste aktive dhe 131 mijë e 812 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë ...