Aktualitet

Shtëpitë e “barit” në Tiranë, prodhuesit e kanabisit po përdorin llamba që kushtojnë deri në 10 mijë euro, ndihmohe

25 Gusht 2021, 18:37 Nga DOSJA
Shtëpitë e “barit” në Tiranë, prodhuesit e

TIRANË– Fenomeni i shtëpive të hashashit po zgjerohet edhe në Tiranë duke marrë përmasa të mëdha, jo vetëm përsa i përket sasisë së kanabisit që po kultivohet, por përsa u përket dhe mjeteve të punës. Gazetari Edison Vatnikaj shkruan për OraNews se trafikantët dhe organizatorët e këtij aktiviteti kanë sofistikuar veprimtarinë e tyre duke përdorur llamba ndriçuese që kushtojnë deri në 10 mijë euro.

Në disa raste policia ka sekuestruar disa aparatura dhe kryesisht llamba TL ose Fluoreshente nga 400 deri në 600 vat, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga tregu i huaj. Në disa raste, llambat e përdorura në ambientet e brendshme ku kultivohet kanabis kapin vlerën e tregut deri në 10 mijë euro. Sipas tij, përveç arrestimit të personave të cilët merren me kultivimin e drogës në vetëm pak muaj janë arrestuar dhe proceduar edhe elektriçistë apo ish-elektriçistë që kanë ndihmuar lidhjen e energjisë elektrike në ambientet ku kultivohet kanabisi. Këta persona krijonin kushte në banesa si me instalimin apo me ndërhyrjet në sahatin matës në mënyre që në fatura të energjise elektrike të mos pasqyronte konsumin e rritur nga përdorimi i llambave ndriçuese.

Trafikantët si zonë preferenciale kanë banesat në katet e fundit të pallateve ose banesave private, të cilat i marrin me qira. Ata punësojnë zakonisht burrë e grua për tu kujdesur për bimët narkotike me qëllimin për të shmangur dyshimet tek banorët apo tek policia. Kjo mënyrë veprimi dyshohet se është huazuar nga Britania dhe Spanja dhe ka sjellë edhe lëvizjen e çmimeve në tregun kriminal të kanabisit.

Goditja më e fundit e policisë është ajo në zonën e Kasharit ku në pranga ranë babë dhe bir, Fatmir Sulaj, 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj, 25 vjeç. Ata kishin përshtatur një nga dhomat e banesës së tyre si serë kanabisi ku u sekuestruan rreth 70 rrënjë, të cilat ishin në fazën përfundimtare. Në banesë u sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov si dhe disa pajisje, të cilat kanë shërbyer për rritjen e kanabisit, përfshirë edhe llamba tepër të kushtueshme. Vatnikaj shton se nga fillimi i vitit dhe deri më tani janë evidentuar dhe asgjesuar bimë kanabisi të kulivuara në ambiente të brendshme në më shumë se 10 banesa të cilat trafikantët i kishin përshtatur për bimën narkotike.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shtepi bari ne tirane shtepi bari ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 15:45

SHQIPËRI– 2 mijë e 483 viktima, 7 mijë e 70 raste aktive dhe 131 mijë e 812 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë ...