Aktualitet

Korça në terrorin e lëkundjeve, banorët sherr me prefektin: Jemi pa ushqim! Rama premton rindërtimin e shtëpive

  • Nuk kanë së ndalur termetet në Korçë, deri në mesditë u regjistruan edhe 15 të tjerë
  • Sherr dhe grushta mes banorëve dhe punonjësve: S’kemi ushqime. Prefekti ndalon mediet të filmojnë (VD
  • Tërmetet godasin sërish Korçën. Lëkundje të tjera për banorët e tri fshatrave, Floq-Qafë-Zezë dhe Vidovë. Ata kanë kaluar natën në çadrat e FA, ndërkohë që janë ende nën panik. Banorët janë konfliktuar me prefektin e qytetit lidhur me kushtet e çadrave, si dhe kanë denoncuar se kushtet janë skandaloze dhe se ndodhen pa ushqim.
    Tërmetet në Korçë/ Sherr dhe grushta mes banorëve dhe punonjësve: S’kemi ushqime. Prefekti ndalon mediet të filmojnë

    Tërmetet në Korçë/ Sherr dhe grushta mes banorëve dhe punonjësve: S’kemi ushqime. Prefekti ndalon mediet të filmojnë

    Posted by Dosja.al on Monday, 3 June 2019

    KORCE-Terror dhe panik për banorët e tri fshatrave në Korçë, që prej të shtunës janë në ankthin e lëkundjeve të tokës.

    Banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë,, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, ndërkohë që numri i tyre është mbi 200.

    Dridhjet e tokës vazhdojnë, ku e fundit ka qenë në orën 07:49 minuta me magnitudë 3.4 ballë.

    Shiu ka vështirësuar situatën e qytetarëve, që kanë lenë banesat e tyre, dhe po e kalojnë ditën në çadër.

    Ditën e sotme, ata janë konfliktuar edhe me prefektin e qytetit, pasi sipas tyre, në çadra është e pamundur të qëndrohet për shkak se qëndrojnë mbi 25 persona, është ftohtë, dhe kanë mungesë në ushqime dhe shtretër.

    Tërmetet në Korçë kanë nisur që mesnatën e të premtes. Banorët kanë lenë shtëpitë e tyre dhe kërkojnë ndihmën e shtetit, që deri më tani ka patur një reagim të vakët për këtë çështje.

    (F.g/dosja.al)

    • 18:45

      LSI: Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

      Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar për tërmetin në Korçë duke hedhur akzua ndaj qeverisë se ka lënë në mëshirë të fatit banorët.

      Braimllari u shpreh se qeveria në vend që të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ka zgjedhur të bëjë shoë mediatik, duke lënë banorët pa asnjë mbështetje dhe në harresë të plotë.

      Kjo hajdutëri e çmendur i ka lënë banorët e Korçës, konkretisht të Floqit, Qafë Zezës dhe Vidohovës në mëshirë të fatit. Të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Dhe të mos çojë atje prefektë karikaturë, kryetarë bashkish që nuk ia kanë idenë e funksionimit dhe shërbimit qytetar, por vetëm shkojnë atje për të bërë një foto dhe për të bërë politikë më fatkeqësinë e atyre banorëve”, u shpreh Rama.

      DEKLARATA E PLOTË

      Protesta e djeshme konfirmoi dhe njëherë përkrahjen e jashtëzakonshme qytetare kundër hajdutërisë , papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së këtij kryeministri dhe kësaj qeverie. Qytetarët nuk mund të lejojnë Edi Ramën që të kthejë vendin në një sistem monist për të mbuluar hajdutërinë e qindra milion eurove të koncesioneve të tij korruptive.

      Qytetarët nuk mund të pranojnë aferën korruptive të rrugës Milot- Balldren dhe të tjera koncesione që shkojnë deri në 600 milion euro për t’u ndarë mes nipërve dhe dajave të tyre. Ndërkohë mijëra kryefamiljarë, të rinj dhe të reja janë rrugëve të Europës, në një kohë që këta ndajnë 600 milion euro korruptive.

      Kjo hajdutëri e çmendur i ka lënë banorët e Korçës, konkretisht të Floqit, Qafë Zezës dhe Vidohovës në mëshirë të fatit. Të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Dhe të mos çojë atje prefektë karikaturë, kryetarë bashkish që nuk ia kanë idenë e funksionimit dhe shërbimit qytetar, por vetëm shkojnë atje për të bërë një foto dhe për të bërë politikë më fatkeqësinë e atyre banorëve.

      Të mos bëjnë politikë me fatkeqësinë e tyre, po t’u shërbejnë dhe të gjenden pranë jo me çadra që fusin ujë dhe që nuk kanë mundësi ngrohje, por ti ndihmojnë banorët, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me probleme. Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme dhe jo fasada dhe show politik.

    • 18:10

      Rama: Pas inventarizimit, shtëpitë do të rindërtohen

      Kryeministri Edi Rama ka reaguar tre ditë pasi Korça është përfshirë nga tërmetet që kanë lënë në qiell të hapur qindra familje. Rama në një reagim në Facebook, ka postuar një video ku shihet Elisa Spiropali dhe kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, që kanë shkuar në zonat e prekura nga tërmeti.

      Në tej numri një i qeverisë shton se ata kanë shkuar dje pranë banorëve dhe se pas inventarizimit të dëmeve shtëpitë do të ndërtohen nga e para dhe familjet do të dëmshpërblehen.

      “Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, shkruan Rama në Facebook.

    • 12:23

      Meteorologia Bami ka lajme të mira: Të enjten kthehet dielli, në zonën e tërmeteve do pushojë shiu

      Adiola Bami, meteorologe

      Meteorologia Adiola Bami jep lajme të mira për të gjitha ata që janë lodhur nga shiu dhe duan t’i rikhthehen plazhit për këtë vit.

      Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bami tha se në zonën ku kanë rënë tërmete në Korçë, do të pushojë shiu:

      “Rikthimi i ditëve me diell, pas ditës së enjte. Në Korçë, në zonën e tërmetit do të ndalojnë reshjet e shiut.”-tha Bami.

    • 12:05

      Tërmetet në Korçë, sizmiologu Ormeni: E keqja kaloi, por goditje do të ketë sërish

      Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se më e keqja ka kaluar. Tërmetet në Korçë kanë terrorizuar banorët e tri fshatrave të cilët kanë dy netë që flenë jashtë.

      Në një lidhje telefonike për Report Tv, Ormeni tha se do të ketë goditje të tjera si ajo e mëngjesit të sotëm, por pa dëmtime.

      “Vala më e madhe e tërmeteve ka kaluar. Goditjet e mëdha kanë kaluar. Goditja me 3.9 do të ketë, por këto janë goditje pa dëmtime.”-thotë sizmiologu.

    • 11:30

      Aktiviteti sizmik në Korçë : Mbi 500 tërmete në dy ditë…

      Qëndrime indiferente ndaj ngjarjeve të rënda të kësaj natyre, kjo është në kufijtë e papërgjegjshmërisë, si dhe mungesës totale të ndjeshmërisë.Duke shprehur solidaritetin me banoret e demtuar dhe uruar sherim te shpejte te plagosurve. Tërmetet nuk mund të parashikohen, por si mund të mbrohemi?

      Nga Ervin Kasaj
      Geophysik GGD, Leipzig Deutschland

      Tërmetet nuk mund të parashikohen, por si mund të mbrohemi?

      Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15% e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80% e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është arsyeja që vendi ynë shpeshherë goditet nga tërmetet. Shkaku i tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe pllaka Euroazitike. Si pasojë e lëvizjes, ato goditen në buzët e tyre dhe tensionojnë, sforcojnë, pjesët e brendshme dhe për pasojë në ato pjesë ku nuk mbahet ky sforcim, atëherë toka në ato pjesë këputet dhe ndodh ai që e quajmë tërmet.
      Mini-tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv. Statistikat kanë treguar se tërmetet me magnitudë 4.5 janë të shpeshta maksimumi dy herë në vit, minimumi njëherë, ndërsa tërmetet mesatare 5 deri në 5.5 ndodhin njëherë nga 2 deri në 5 vjet. Tërmetet e forta, ato mbi 5.5 janë tepër të rrallë, kërkojnë dekada, mbi 10 vjet. Kjo për një arsye fare të thjeshtë, sa më i madh të jetë tërmeti aq me shumë energji akumulohet, dhe aq më shumë kohë do që të ndodhë.

      Panik nga tërmeti

      Qytetarët duhet të dinë se pas nje aktiviteti sizmik, sidomos me magnitudë mbi 4 ose më shumë në 99 përqind të rasteve, shoqërohen më pas me pasgoditje. Po marr rastin e tërmetit në Itali më 24 gusht 2016 me magnitude 6.2 te shkallës Rihter, i cili është shoqëruar pas 10 minutash me një tjetër tërmet me magnitud 4.2 të shkallës Rihter dhe pas 20 minutash me tërmet 5.2 të shkallës Rihter, ku deri më sot janë regjistruar më shumë se 1000 tërmete. Kjo do të thotë, se dhe pasgoditjet janë po aq të rrezikshme se tërmeti i parë, në të shumtat e rasteve dhe këto vijnë duke u ulur. Gjatë një tërmeti, duhet ruajtur qetësia e para, uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhini duart dhe krahët, përpara se tërmeti t’ju rrëzojë, duke u ulur poshtë një tavoline, apo poshtë ndonjë mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Kur nisin lëkundjet, gjëja më e mirë që duhet të bëni, është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit.

      Pse ndodhin tërmetet?

      Toka jonë është planet në zhvillim dhe proceset e ndryshme natyrore janë të vazhdueshme dhe të pandalshme. Veprimtaria e tyre shkatërrimtare ka bërë që njeriu të thellohet në studimet e tyre për të arritur që të bëjë parashikime të mundshme për të minimizuar dëmet, të paktën për të kursyer jetë njerëzish. Në Shqipëri, rreth 40 vjet më parë u krijua Instituti i Sizmologjisë ku sot mban emrin Insituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Në Shqipëri kanë ndodhur shumë tërmete. Ato janë studiuar nga specialistët sizmologë dhe janë rajonizuar zonat me sizmicitet të lartë dhe mesatar. Në hartën e intensiteteve maksimale janë dalluar zonat me intensitet të vrojtuara maksimalisht IX,VIII,VII dhe VI ballësh të shkallës MSK-1992. Zonat IX ballëshe janë zona të vatrave të tërmeteve të fuqishëm. Intensiteti maksimal i të cilave ka qenë IX ballë (ose më shumë). Tërmetet nuk mund të parashikohen, po duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive, për të mos pasur katastrofa të dhimbshme. Profesorët me punën e tyre kanë përgatitur hartat sizmike për të shprehur rajonizimin e sizmicitetit në Shqipëri, duke evidentuar zonat më të rrezikshme për tërmete, ose për t’u treguar konstruktorëve të ndërtimit se duhen marrë masa konstruktive për t’u bërë ballë dukurive të mundshme të tërmeteve.

    • 11:01

      Sherr dhe grushta mes banorëve dhe punonjësve: S’kemi ushqime. Prefekti ndalon mediet të filmojnë (VD)

      Në fshatin Floq të Korçës ka tensione mes banorëve të prekur nga tërmetet dhe punonjësve të shërbimit të ndërmarrjes. Banorët kërkojnë të largohen nga çadrat por nuk lejohen nga punonjësit. Ata janë shprehur se kushtet ku janë strehuar janë jashtë standardeve dhe sipas tyre shteti tallet me ta.

      Sipas tyre ata nuk kanë as ushqime, as ujë dhe as shtretër. Por sipas banorëve, është e papranueshme që në një çadër të flenë më shumë se 25 banorë.

      I pranishëm në këtë sherr ka qenë edhe prefektit i Korçës, Dhori Spirollarit, ku ka pasur debate. Ky i fundit ka kërkuar që mediet të mos filmojnë ngjarjen, pavarësisht se banorët që janë strehuar në çadra kanë kërkuar që gazetarët të transmetojnë kushtet e vështira ku ata janë strehuar.

      DEBATI:

      Banorët: Ikni që këtu, ju po talleni me ne. Ik more, mos e zgjat më. Merrni çadrat dhe ikni të tërë po talleni këtu me ne

      Punonjësit: Ore çfarë bëri kështu? Ore do fillojmë me punën

      Banorët: Ore djali po ik tani. Djali i kujt je ti? Ne nuk kemi as ushqim, as shtretër, as ujë. Flemë më shumë se 25 veta në çadër.

    Shto Koment