Bota

“Shpikja që shpëton jetë”, 22-vjeçari britanik krijon pajisjen që ndalon gjakderdhjen nga sulmet me thikë, shpëblehet

25 Gusht 2021, 16:15 Nga DOSJA
“Shpikja që shpëton jetë”, 22-vjeçari britanik

BRITANI– Një shpikje shumë e dobishme dhe e rëndësishme është bërë në Britani nga një djalosh 22-vjeçar, i cili mund të shpëtojë jetën e qytetarëve që mund të bien pre e sulmeve me thike, me anë të një paisje.

Pajisja ndalon gjakderdhjen brenda 60 sekondash, dhe pritet të përdoret nga forcat policorepasi mund të ndihmojnë viktimat e sulmeve me thikë derisa të mbërrijnë mjekët e specializuar. Joseph Bentley ka fituar çmim të rëndësishëm për shpikjen e tij prej 2 mijë paund, ndërsa thotë se ishin dy miq të tij që u plagosën me thikë, që e frymëzuan të bënte këtë shpikje.

“Miqtë e mi kanë qenë viktima të sulmeve me thikë, dhe ky ka qenë motivi për të sjellë këtë shpikje timen në konkurs. Fatmirësisht incidentet nuk ishin fatale, por ky nuk është rasti për shumë të tjerë. Duke parë efektin e thellë që pati tek miqtë dhe familjet e tyre ky sulm, u nxita të provoja dhe të krijoja një zgjidhje që mund të ndihmonte të tjerët në të ardhmen,” thotë 22 vjeçari .

E emërtuar “React”, kjo pajisje e re funksionon duke fryrë një tullumbace silikoni brenda plagës që bën të mundur ndalimin e humbjes së gjakut. Djaloshi e shpiku këtë pajisje ndërsa është student për dizajn në Universitet dhe u frymëzua për të gjetur një zgjidhje për këtë problem, pasi dy miqtë e tij të kishin mbetur viktima të sulmeve me thikë.

Sulmet me thikë janë një shqetësim për komunitete të ndryshme në shumë lagje të Britanisë. Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe mjekët, që thonë se ka raste të shtuara të sulmeve me thikë, ku gjakderdhja e tepërt dhe mosmarrja e masave të menjëhershme mund të çojë në humbjen e jetës. Çmimi James Dyson u krijua për t’i dhënë shtysë brezit të ri të inxhinierëve për shpikje në dobi të njerëzimit. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britani joseph bentley react britani joseph bentley react

Sondazh

Poll

Bota 25 Gusht 2021, 15:52

KOSOVË-Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë për ndarjen e shtesave jo më pak se 60 euro ...