Bota

Po bënin zhurmë gjatë orëve të vona të natës, 62-vjeçari sulmon me thika adoleshentët në Greqi: Nuk më lënë të fle

25 Gusht 2021, 14:33 Nga DOSJA
Po bënin zhurmë gjatë orëve të vona të natës,

GREQI– Një 62-vjeçar është arrestuar në Greqi nga policia ditën e sotme, pasi në orët e vona të natës ai u ‘bezdis’ nga zhurma e disa adoleshentëve në park dhe mori dy thika për ti trembur ato që të largoheshin nga aty.

Protothema raporton se sipas të dhënave kishte kaluar ora 1 pas mesnate kur adoleshentët në parkun e Agia Aikaterini në Giannitsa, në afërsi të shtëpisë së 62-vjeçarit, po loznin duke bërë zhurmë dhe i moshuari nuk po gjente qetësi dhe e kishte të pamundur të flinte. Ai ka treguar se kjo nuk ishte nata e parë që fëmijët e kishin lënë pa gjumë.

Gjëja e parë që ai kishte menduar ishte ti ‘trembte’ ata që të largoheshin dhe kishte marrë dy thika duke iu drejtuar parkut ku qëndronin adoleshentët. Menjëherë ata u shpërndanë dhe lajmëruan policinë, e cila bëri të mundur asrrestimin e tij.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni i moshuari ne greqi i moshuari ne greqi

Sondazh

Poll