Bota

‘Vaksinimi është ecencial’/Drejtor i spitalit Infektiv në Kosovë: Asnjë person i injektuar kundër Covid, nuk ka ndërr

25 Gusht 2021, 16:07 Nga DOSJA
‘Vaksinimi është ecencial’/Drejtor i spitalit Infektiv

KOSOVË– Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, ka bërë me dije ditën e sotme, se që prej nisjes së fushatës së imunizimit, asnjë person i vaksinuar nuk ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

“Asnjë i vaksinuar dhe i shtrirë (në spital) nuk ka përfunduar me fatalitet. Ne tash i kemi dy probleme: problemin e komunitetit të pavaksinuar, i cili është problem madhor, sepse ata te ne paraqesin shumicën dhe problemin tjetër shumë të vogël te komuniteti i njerëzve që janë të vaksinuar. Ata që janë të vaksinuar, prej tyre, një përqindje shumë e vogël, e marrin infeksionin. Por edhe nëse infektohen, deri më tash kemi parë që kalojnë më lehtë, ndonëse edhe te këta mund të paraqitet një formë e moderuar e sëmundjes”, theksoi Vishaj për REL.

Vaksinimi i qytetarëve në Kosovë nisi në fund të marsit dhe aktualisht po përdoren dy vaksina për imunizim, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech. Vaksinimi i qytetarëve të Kosovë është esencial për shpëtimin e jetës së tyre dhe institucionet shëndetësore dhe qeveritare kompetente për shëndetësinë, duhet të jetë më agresive në fushatën për vaksinimin e qytetarëve, vlerëson epidemiologu Isuf Dedushaj.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora covid ne kosove vaksinimi ne kosove covid ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 25 Gusht 2021, 15:52

KOSOVË-Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë për ndarjen e shtesave jo më pak se 60 euro ...