Bota

Diplomati Italian bëhet ‘hero’, futet në mes të plumbave në aeroportin e Kabulit për të shpëtuar vogëlushin afgan

25 Gusht 2021, 15:05 Nga DOSJA
Diplomati Italian bëhet ‘hero’, futet në mes të

AFGNISTAN – Shumë qytetarë në Afganistan po tentojnë të largohen nga vendi prej frikës se mund të vriten nga talebanët, pasi pas datës 31 gusht nuk do të ketë më evakuime nga vendi pasi mund të ketë përplasje të armatosura nëse këto rregulla nuk zbatohen. 

Ndërkohë teksa evakuimet vijojnë, një foto ka bërë xhiron e rrjetit , ku një diplomat italian i quajtur Tommaso Clausi futet në mes të plumbave për të shpëtuar një fëmijë në aeroportin e Kabulit. Ai ka vrapuar në mes të turmës dhe ka shpëtuar një vogëlush që ndodhej i vetëm e i trembur nga plumbat që dëgjohen në sfond.

Ministri i Jashtëm Italian Luigi di Mio bëri një status në Facebook rreth Clausit ku shkroi se ai qëndroi  fundit për ti ardhur në ndihmë popullit afgan dhe shprehet se është shumë krenar për të.

 “Në Kabul, përballë një situate dramatike, Tommaso Claudi qëndroi i fundit për tu rreshtuar në vijën e parë të ndihmës për popullin afgan, bashkë me ushtarakët tanë. Italia nuk do t`iu kthejë shpinën, faleminderit Tommaso jemi krenarë për ty”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan luigi di mio talebanet pushtojne afganistanin tommaso clausi afganistan luigi di mio talebanet pushtojne afganistanin tommaso clausi

Sondazh

Poll