Bota

“Dhashë shpirt para një gjysëm burri”/ Çun Lajçi thur vargje prekëse për Marigona Osmanin: S’më treguen ç’asht

25 Gusht 2021, 15:20 Nga DOSJA
“Dhashë shpirt para një gjysëm burri”/ Çun

KOSOVË– Aktori njohur Çun Lajçi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë disa vargje prekëse, të cilat i ka thurur rreth vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani nga Dardan Krivaqa.

Ai ndër rrjeshta ka treguar realitietin e trishtë në kulturën shqiptare ku prindërit edukojnë fëmijën dhe i mësojnë se çfarë është turpi dhe nderi por nuk flasin kurrë me ta tema të tilla si çfarë është në të vërtetë dashuria. Ai thekson se nëna dhe babai i mësuan gjithçka, përveç sesi të mbrohet nga “një burrë i pa burrë”.

Postimi i Çun Lajçit:

Nanë, a duhet heshtë

(Marigonë O)

M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët

m’treguet për jetën diçka edhe për turpin

m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova

s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë

Je femën thashë nuse e re duro

fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër

Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi

por s’treguen ç’asht dashnia

dhash shpirt para nji burri gjysëm burri

që s’diti ç’asht grueja

Nanë

Gjithçka më mësove

por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr

kurrë s’më kallxove.

Marigona Osmani u vra katër ditë më parë në Ferizaj, nga dy të rinj të cilët pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjeçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra. Dardan Krivaqa dhe Arbër Hajdari, të cilët tashmë janë arrestuar, janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht.  Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora çun lajçi dardan krivaqa marigona osmani çun lajçi dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll