Bota

Ndryshime në masat anti-Covid në Maqedoninë e Veriut, lejohet mbajtja e ngjarjeve kulturore, koncerteve dhe sportive me publi

25 Gusht 2021, 15:51 Nga DOSJA
Ndryshime në masat anti-Covid në Maqedoninë e Veriut, lejohet

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka lehtësuar masat anti-Covid në vend. Alsat.mk shkruan se sipas rregullave të reja lejohet organizimi i ngjarjeve sportive me pjesëmarrje të publikut, lejohen ngjarjet kulturore, puna në restorante, kafeneve, bastoreve. Gjithashtu lejohet mbajtja e koncerteve, seminareve, punëtorive dhe ngjarje të tjera në hapësira të mbyllura me 30% të kapacitetit të hapësirës. Ndërsa për eventet që janë në hapësirë të hapur lejohet deri në 50% të kapacitetit. Ndërkohë që rregullat për organizimin e dasmave, ditëlindjeve dhe ahengjeve private mbeten njësoj si më parë. Gjithashtu edhe rregullat e vendosura për të hyrë në Maqedoninë e Veriut mbeten të njejtat.

MASAT E MARRA:

“Duam të theksojmë se gjithashtu mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, ditëlindjeve dhe ahengjeve të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve hotelierike, si edhe të gjitha masat tjera nga mbledhja e 99-të e Qeverisë, sipas së cilës për hyrje në një objekt hotelierik, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të personave të pranishëm është i detyrueshëm posedimi i:
· Certifikatë/vërtetim për imunizim (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht për marrjen e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektuese KOVID-19 ose
· Certifikatë/vërtetim për KOVID-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18-vjeçare.
Lidhur me vendimin për hyrje në territorin e RMV-së, prej më 1 shtator të vitit 2021, duam të rikujtojmë se është i detyrueshëm posedimi i:
– Certifikatë/vërtetim për imunizim (vaksinim), gjegjësisht për marrjen e së paku dy dozave
– Certifikatë/vërtetim për COVID-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita shërimit, ose
-Vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

Gjithashtu, shtetasit e huaj që kalojnë transit në vend, do të mund ta bëjnë atë në afat prej 5 orësh me deklaratë paraprakisht të nënshkruar nga hyrja në vend, të cilën do të duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje të shtetit”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë, Muamet Hoxha.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 170,412 persona me Covid, ndërsa 5,727 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut masat ne maqedonin e veriut maqedonia e veriut masat ne maqedonin e veriut

Sondazh

Poll