Politike

Djegia e mandateve të opozitës/ Ish-kryetari i KQZ-së Denar Biba citon nenin: Ja si mund të heqë dorë deputeti

17 Shkurt 2019, 19:30 Nga DOSJA
Djegia e mandateve të opozitës/ Ish-kryetari i KQZ-së Denar Biba

TIRANË- Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka sqaruar procedurën që parashikon ligji se si deputeti mund të heqë dorë nga mandati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Denar Biba ndalet te neni 71 i Kushtetutës dhe 164 i Kodit Zgjedhor. Debati mbi djegien e mandateve u rindez sot, pasi kreu I PD-së Lulzim Basha deklaroi se do i propozojë grupit parlamentar djegien e tyre nisur nga situata politike.

 Postimi i plotë i ish-kryetarit të KQZ-së, Denar Biba

Per te gjithe miqte gazetare dhe te tjere qytetare te interesuar, ne vijim po vendos legjislacionin qe rregullon mbi “heqjen dore” nga mandati i deputetit.

Neni 71, pika 2, germa “b” parashikon se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: b) kur heq dorë nga mandati.”

Detaje te metejshme ne lidhje me kete situate jane parashikuar nga neni 164 i Kodit Zgjedhor, sipas te cilit:

“1) Mandati i deputetit, […],  ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati.

Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.

Disa orë më parë, lideri i Partisë Demokratike në një dalje për mediet deklaroi se do t’i propozonte grupit të tij parlamentar për djegien e mandateve të deputetëve të PD-së.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denar biba djegia e mandateve lulzim basha denar biba djegia e mandateve lulzim basha

Sondazh

Poll