Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ Riaktivizohet VATRA në fshatin Dukat, Orikum dhe Karaburun, në Kukës nisin shirat

25 Gusht 2021, 07:10 Nga DOSJA
Zjarret në Shqipëri/ Riaktivizohet VATRA në fshatin Dukat, Orikum

VLORË– Prej më shumë se 30 ditësh në Shqipëri vijonë zjarret. Sot është riaktivizuar ai në fshatin Dukat. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur nga disa persona.

Ndërsa në Kukës situata mund të jetë drejt përmirësimit. Aty kanë nisur reshjet e para të shiut dhe pritet që të ndihmojnë forcat në terren për shuarjen e vatrave të zjarrit. Mbrojtja Civile në Prefekturën e Kukësit njofton se vatra e zjarrit e rënë tek Maja e Rrunës është izoluar.  Për mbajtjen nën kontroll e monitorim të saj janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse. Ndërsa 30 forca të DMR-së Burrel dhe nga Tirana janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive.

Po ashtu, njoftohet se vatra e zjarrit e ardhur nga territori i bashkisë Fusharz në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive. Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.

Rikthehen zjarret në Vlorë, ndërsa ditën e sotme një vatër është aktivizuar në Orikum, pranë kishës së Marmiroit. Flakët po përhapen, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit. Një vatër zjarri dhe ndezur dhe në Karaburun në afërsi të Kishës së Marmiroit. Forcat e zjarrfikëseve dhe ADZM ndodhën në terren për shuarjen e zjarrit por dhe të ndalojnë të mos përparojë më tej, duke marrë përmasa.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll