Aktualitet

ARMË & DROGË! Aksioni i mbrëmjes së djeshme i RENEA-s në qytetet e Shqipërisë, arrestohen 4 persona, procedohen 21 t

25 Gusht 2021, 06:52 Nga DOSJA
ARMË & DROGË! Aksioni i mbrëmjes së djeshme i RENEA-s

TIRANË– Reparti i Neutralizimit të Elementëve të Armatosur zhvilloi mbrëmjen e djeshme aksionin në disa qytete të Shqipërisë si Durrës, Lezhë, Shkodër, Laç, Mamurras  dhe Elbasan. Dosja.al raportoi e para se në pranga kishte përfunduar Astrit Seferi, autori i një vrasje të katërfishitë që ka ndodhur në vitin 2017 në Tiranë. Operacioni i zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Lezhë, Lorenc Shehi dhe shefit të Komisariatit të Kurbinit arrestoi 4 persona, procedoi 21 të tjerë dhe sekuestroi armë dhe drogë.

Në pranga kanë rënë Dashamir Tafili, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, Lorenc Habilaj, për shpërndarje të lëndeve narkotike. Gjithashtu, është proceduar penalisht për lotari te palejuara Elvis Doçi.


Aksioni nisi fillimisht për kapjen e personave të përfshirë apo të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale kundër personit dhe pronës. Kontrollet u zhvilluan në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike. Policia procedoi 21 persona me precedent të mëparshëm penal, të cilët ishin pa dokument identifikimi me vete.

RENEA zbarkoi mbrëmjen e djeshme në disa qytete në vend, një ditë pas ekzekutimit në Lushnjë të Bledar Muçës, ku u kryen kontrolle për të shpallurit në kërkim, apo persona që mbajën armë zjarri e lëndë narkotike, ndërsa janë ndaluar disa persona, mes tyre edhe dy si të dyshuar të përfshirë në ekzekutim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i renea astrit seferi dashamir tafili elvis doci lorenc habilaj renea ne lac aksioni i renea astrit seferi dashamir tafili elvis doci lorenc habilaj renea ne lac

Sondazh

Poll