Aktualitet

24 Gusht 2021, 20:10 Nga DOSJA

TIRANË– Dy nga dhjetëra personat që janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit ku u vra Bledar Muça dhe mbetën të plagosur pesë persona të tjerë. Ende nuk dihen identitetet e tyre, por mësohet se ata e kanë mbajtur Muçën nën vëzhgim për më shumë se një jave para vrasjes.

Të dy janë parë teksa lëviznin me makinën e tipit “Golf”, në qytetin e Lushnjes, për ditë me radhë. Të dy pritet të merren në pyetje, në mënyrë që të zbardhin detaje në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në krim. 

Bledar Muça, një person me precedentë penalë dhe dhëndrri i Roland Shytit, të njohur ndryshe si “Mustaqekuqi” u vra një ditë më parë teksa pinte kafe në lokalin e tij, ‘Bar Pedonale”. Të plagosur mbetën edhe pesë persona të tjerë, mes tyre dhe kunati i Muçës, Judin Velo.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i reneas ne shqiperi aksioni i reneas ne shqiperi

Sondazh

Poll