Bota

Çfarë parashikon ligji, sa vite burg rrezikon i Dardan Krivaqa që vrau Marigonën? Ibishi: Mund të marrë të përjetshëm

24 Gusht 2021, 18:49 Nga DOSJA
Çfarë parashikon ligji, sa vite burg rrezikon i Dardan Krivaqa

KOSOVË– Njohësi i sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi ka deklaruar se Dardan Krivaqa, personi që rrahu për vdekje partneren e tij, Marigona Osmani rrezikon burgim të përjetshëm. Sipas Ibishit, Kodi Penal parashiko se të dy, si Krivaqa dhe miku i tij Arbër Sejdiu, mund të dënohen deri në burgim të përjetshëm, për vepra të tilla kriminale.

”Është rast i rëndë penal, që tregon një bashkëpunim të mirëfilltë mes qytetarëve dhe policisë dhe pak më la përshtypje edhe policia ku këshillon qytetarin në momentin e caktuar që të mos ndërhyjë në mënyrë që të mos ketë viktima të tjera të rastit.

Çështja tjetër është se kjo vepër penale, në Kodin Penal është e përshkruar. Privimi i jetës nga motive dinake apo mizore, pra janë 12 raste sipas mënyrës së kryerjes së veprës. Për vepra penale kundër jetës dhe trupit në Kodin Penal parashihet dënimi jo më pak se 10 vjet deri tek dënim i përjetshëm. Kjo parashihet me Kodin Penal, e përafërsisht edhe ky rast është një nga ato vepra dënim ky që mund të përfillet,”- tha Ibishi për Klan Kosova.

LAJM KRYESOR: Përcillet në banesën e fundit/ U dhunua 24 ORË nga dy djemtë, dyshonte se e tradhëtonte me kushëririn. Arrestohen të dy vrasësit e Marogona Osmanit, qytetarët ngrihen në protestë

(f.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 18-vjecarja e vdekur ne kosove marigona osmani nuredin ibishi 18-vjecarja e vdekur ne kosove marigona osmani nuredin ibishi

Sondazh

Poll