Bota

Talebanët: Nuk jemi trajnuar për trajtimin e grave, ndaj u kemi kërkuar të qendrojnë në shtëpi

24 Gusht 2021, 16:09 Nga DOSJA
Talebanët: Nuk jemi trajnuar për trajtimin e grave, ndaj u kemi

AFGANISTAN- Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid është shprehur se siguria e grave është përgjegjësia e tyre. Aljazeera shkruan se gjatë një deklarate Mujahid u shpreh se ekipet që kanë nuk janë trajnuar për trajtimin e grave dhe për këtë arsye u kanë kërkuar atyre që të qendrojnë në shtëpi. 

“Ndonjëherë ekipet tona të sigurisë nuk janë të trajnuar sa duhet në trajtimin e grave. Kështu ata ndonjëherë hasin probleme për atë arsye. Kështu që ne kemi kërkuar që gratë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa të zhvillojmë një procedurë. Ata nuk do të hiqen nga puna. Ato do të vazhdojnë të marrin pagat e tyre, edhe nëse nuk shfaqen në punë,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Vijon kaosi në Kabul! Mbahet sot mbledhja urgjente e G7, vendet presion mbi SHBA-në për zgjatjen e afatit të evakuimit, talebanët kërcënojnë: Do të ketë pasoja nëse nuk largoheni

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin zabihullah mujahid talebanet pushtojne afganistanin zabihullah mujahid

Sondazh

Poll