Aktualitet

Zbardhet sherri mes biznesmenëve në Korçë, Misha i vuri pistoletën në kokë Relit, prangosen të dy, në gjendje të rënd

24 Gusht 2021, 13:12 Nga DOSJA
Zbardhet sherri mes biznesmenëve në Korçë, Misha i vuri

KORÇË– Ani Reli, një nga biznesmenët e përfshirë në konfliktin e një dite më parë në Moravë të Korçës, është vënë në pranga. Përmes një njoftimi xyrtar, policia ka bërë me dije se bashkë me Rrelin është arrestuar edhe një nga personat që mbetën të plagosur, E.Misha, 33 vjeç banues në Korçë. Pamjet e publikuara një ditë më parë tregonin përplasjen mes dy grupeve, ku njëri prej të rinjve kishte dhe një armë në dorë.

Si nisi sherri?

E.Misha pas një konflikti për motive pronësie të një resorti në Moravë ka shkuar të bisedojë bashkë me disa persona të tjerë me Anri Relin, 26 vjeç, banues në Tiranë. Në konflikt e sipër, Misha ka nxjerrë një armë zjarri (gjë që shihej dhe në pamje) dhe ia ka vënë në kokë Relit. Brenda pak sekondave, 33-vjeçari është tërhequr dhe e ka futur sërish në brez pistoletën, por nuk ka munguar kundërpërgjigjia e 26-vjeçarit.

Reli ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar me të Mishën e babain e tij, Sotiraq Misha. Të dy të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 33-vjeçari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe pse në spital, 33-vjeçarit i janë vënë prangat dhe akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Reli akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, në afërsi të një kompleksi në Malin e Moravës, Korçë, ku u plagos me sende të mprehta e të forta shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje” të djalit të tij shtetasit E. M., 33 vjeç, banues në Korçë.

Nga deklarimet e marra dhe nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, shtetasi E. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, e ka kanosur këtë të fundit me një send, në dukje si armë zjarri tip pistoletë. Shtetasi A. R., më pas ka plagosur me sende të mprehta e të forta, babain e 33-vjeçarit, shtetasin S. M., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë këtij konflikti ka marrë dëmtime të lehta edhe shtetasi E. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A. R., u arrestua në flagrancë nga Policia menjëherë pas ngjarjes së ndodhur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet në ngarkim të shtetasve​ E. M dhe A. R., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anri reli sherr ne korce sotiraq misha anri reli sherr ne korce sotiraq misha

Sondazh

Poll