Aktualitet

Aksidentoi 27-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi në Korçë

24 Gusht 2021, 13:23 Nga DOSJA
Aksidentoi 27-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi

Njoftimi i policisë:

Policia në Korçë ka arrestuar një shtetas i cili ka aksidentuar me automjet një këmbësore. Në pranga ka përfunduar shoferi me iniciale B.M i cili duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen P.Q, 27 vjeçe, banuese në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 7, Korçë ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit, por u kap menjëherë nga uniformat blu. 27-vjeçarja pasi mori mjekim në spital u largua pa pasoja drejt banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

vijon…

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll