Aktualitet

E rëndë në Itali! Shembet ndërtesa në Torino, vdes një fëmijë 4 vjeçar shqiptar, plagoset e ëma dhe 2 persona të tjer

24 Gusht 2021, 13:29 Nga DOSJA

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Strada del Bramafame në Torino ditën e sotme, ku është shembur një ndërtesë dhe si pasoje ka mbetur pa jetë një 4-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane raportojne se Aroni 4-vjeçar ndodhej në shtëpi së bashku me nënën e tij 34-vjeçare, e cila ia doli të shpëtojë me ndihmën e autoriteteve të shpëtimit ndërsa bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes dhe mbërriti pak më vonë.

Është bërë me dije se shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotem si pasojë e një rrjedhje gazi dhe zhurmat e shembjes janë ndjerë deri në  rrethin Madonna di Campagna. Ndërtesa kishte 6 apartamente dhe në të strehoheshin familje me origjinë shqiptare dhe rumune. Një burrë arriti të shpëtohej dhe të nxirrej nga rrënojat nga ekipet e kërtkim- shpëtimit dhe ndodhet në gjendje stabile ndërsa një 22-vjeçar ka pësuar diegie të rënda në 50% të trupit.

Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë nën rrënoja.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aroni shembet ndertesa ne torino torino vdes 4-vjeçari shqiptar ne itali aroni shembet ndertesa ne torino torino vdes 4-vjeçari shqiptar ne itali

Sondazh

Poll