Aktualitet

Shpërndanin drogë në Tiranë! Gjykata lë në burg efektivin e RENEA-s dhe dy të arrestuarit, Real Luli pranon autorësinë

24 Gusht 2021, 11:21 Nga DOSJA
Shpërndanin drogë në Tiranë! Gjykata lë në burg

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ditën e sotme efektivin e RENEA-s, Real Luli dhe dy të arrestuarit Gevi Spahia dhe Jurgen Luli.

Gjatë seancës, Luli ka pranuar përgjegjësinë për lëndën narkotike e llojit kokainë që i është gjetur gjatë operacionit, ndërsa nuk ka pranuar se ka pasur njohje apo marrëdhënie me personat e tjerë të arrestuar.

Mësohet se Real Luli po ndiqej nga një efektiv i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili është infiltruar dhe ka blerë madje edhe një sasi kokaine nga Luli, që pas testimit ka rezultuar në masën 80% e pastër.

Efektivi i repartit special të RENEA-s, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë sa i përket nxjerrjes së emrave me të cilët bashkëpunonte, ku e merrte lëndën narkotike dhe çfarë roli luante.

Të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan sasi kokaine, kanabisi të ambalazhuar, “ekstazy”, fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike, 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike, 11,890 euro, 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK, fishekë, 1 automjet tip Benz, 7 aparate celularë etj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rael luli rael luli arrestohet rael luli rael luli

Sondazh

Poll