Aktualitet

Foshnja 14-muajsh humbi jetën në Gjermani, familja kërkon rikthimin e trupit në Shqipëri: Na duhen 2 mijë e 200 euro

24 Gusht 2021, 09:45 Nga DOSJA
Foshnja 14-muajsh humbi jetën në Gjermani, familja kërkon

TIRANË– Familjarët e foshnjes 14-muajshe që humbi jetën në Gjermani, kërkojnë ndihmë që të sjellin trupin e pajetë në Shqipëri. Për ‘Faxnews’ ata shprehen se nuk kanë aq para sa të bëjnë të mundur sjelljen e trupit të pajetë. Gjyshërit e fëmijës bëjnë thirrje që institucionet, biznesmenët apo shoqatat t’i ndihmojnë për ta kthyer trupin e tij në Shqipëri.

“Djali humbi jetën rreth një javë më parë në Gjermani, nuk po kërkojmë lekë për bukë por për trupin. Bëj apel që të na e kthejnë sepse jemi në kushte shumë të vështira, të vënë dorën në zemër biznesmenët dhe institucionet. Sipas dokumenteve që duhen janë kërkuar 2 mijë e 200 euro. Vetëm dy nipa kishim në Gjermani, dhe ne duam vetëm trupin e foshnjës sepse nuk përballojmë dot asnjë lloj shpenzimi, jemi shumë të varfër”-përfunduan familjarët.

(a.b)/dosjaal

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll