Aktualitet

Babai kanos me thikë djalin në Vlorë, arrestohet 47-vjeçari nga policia

24 Gusht 2021, 09:21 Nga DOSJA
Babai kanos me thikë djalin në Vlorë, arrestohet

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një 47-vjeçar, i cili kanosi me mjet prerës thikë djalin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e banesës në lagjen “Pavarësia” të qytetit, teksa ndërhrja në kohë e uniformave blu solli shmangien e një krimi të rëndë që mund të kishte tronditur familjen nga Vlora. Policia bëri arrestimin e 47-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B.Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
– – – –Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

•D. S., 66 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tip “Kama”. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Kama”, shtetasi B. D., 54 vjeç dhe dy pasagjerët, shtetasit G. D., 15 vjeç dhe R. D., 54 vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën;

•A. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore arrestim ne vlore

Sondazh

Poll