Aktualitet

Masakra në Lushnje/ HAKMARRJE? Zbulohet e shkuara e Bledar Muçës, në 2007 u dënua për vrasje të mbetur në tentativë

24 Gusht 2021, 10:45 Nga DOSJA
Masakra në Lushnje/ HAKMARRJE? Zbulohet e shkuara e Bledar

TIRANË– Bledar Muça rezulton se ka qënë i dënuar në vitin 2007 për ‘vrasje të mbetur në tentativë’. Muça, i cili sipas hetuesve konsiderohet si objektiv i atentatit, ka qenë i dënuar në për vrasje të mbetur në tentativë. Por grupi hetimor beson se kjo ngjarje e 13-14 viteve më parë nuk ka lidhje me atentatin e mbrëmjes të së hënës.

Muça humbi jetën mbrëmjen e djeshme në atentatin që iu bë, ndërsa nga të shtënat me breshëri kallashnikovi mbetën të plagosur 5 persona të tjerë. Disa prej tyre ishin ulur në tavolinat e jashtme të këtij lokali, ndërsa të tjerë ishin kalimtarë rastësorë.

Hetuesit po kqyrin kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit ku ndodhi ngjarja për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar itinerarin e tyre. Po kështu, të paktën 20 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

MASAKËR në qendër të Lushnjes! Vritet pronari i “Bar Pedonale”, plagoset kunati i tij dhe katër klientë, mes tyre 3 gra, autorët qëlluan mbi 20 herë nga ‘Golf’-i, djegin makinën me targa italiane pas krimit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet bledar muca ekzekutohet bledar muca

Sondazh

Poll