Aktualitet

Mbytja e tretë në pak ditë, humb jetën 66-vjeçari në plazhin e Golemit

24 Gusht 2021, 09:41 Nga DOSJA
Mbytja e tretë në pak ditë, humb jetën 66-vjeçari

DURRES- Një tjetër i mbytur në ujërat e Adriatikut. Një 66-vjeçar me origjinë nga Ukrahina është nxjerrë i pajetë nga uji në plazhin e Golemit, pasi nuk mund dot që të mbijetonte deri në marrjen e ndihmës së parë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i tretë i mbytjeve në plazhet e vendit. Të dielën, humbën jetën 3 pushues, 2 në plazhin e Spillesë dhe 1 në Velipojë.

Edhe këtë vit, mungesa e rojeve bregdetare në plazhet e vendit ka lënë pas jo pak viktima, të cilët nuk kanë mundur që të shpëtojnë përballë dallgëve që iu kanë marrë jetën. 

(F.g.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbytet pushuesi ne golem mbytet pushuesi ne golem

Sondazh

Poll