Aktualitet

Kishin mbushur tokat me kanabis në fshat, arrestohen 4 persona në Shkodër

24 Gusht 2021, 10:40 Nga DOSJA
Kishin mbushur tokat me kanabis në fshat, arrestohen 4 persona në

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor dhe ka vënë në pranga katër persona, të cilët kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre. Të arrestuarit janë shtetasit Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç. Gjatë kontrollit të ushtruar në pronësi të këtyre shtetasve policia gjeti të kultivuara bimë narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Naraçi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës. Gjatë operacionit janë vënë në pranga 4 persona që kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, si rezultat i kontrollit të territorit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u finalizua operacioni policor i koduar “Naraçi”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit: Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç. Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander dodani alvaro mardoda gjergj mardoda mark mardododa aleksander dodani alvaro mardoda gjergj mardoda mark mardododa

Sondazh

Poll