Aktualitet

E moshuara përplaset nga “Fordi” në Durrës, transportohet me urgjencë në spital

24 Gusht 2021, 08:41 Nga DOSJA
E moshuara përplaset nga “Fordi” në Durrës,

DURRËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një automjet tip Ford ka përplasur një këmbësore 78-vjeçare.

E moshuara është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 24.08.2021, rreth orës 09:10, shtetasi D. T., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen B. D., rreth 78 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës aksident në durrës

Sondazh

Poll